KSENOFOBIA E SOTME - PASUESE E LUFTES SE KLASAVE
Roland Beqiraj ( Nga MEDITIMET )
Lufta e klasave në Shqipëri tashmë është
zëvendësuar me ksenofobi. Tani “armik” nuk është ai që nuk mendon si ty, tani
armik është ai që nuk është si ty. Pasi u kristalizuan disa shtresa të ndryshme
sociale dhe shoqërore, diferencimi u bë më evident, duke qenë i pranishëm në të
gjitha ambiente, qofshin këto zyrtare apo shoqërore.
Persona nga shtresa të ndryshme sociale përballen
çdo ditë me nënçmime nga më të ndryshmet; i pasuri e shikon me përçmim,të
varfrin, i bardhi s’ denjon të hedh sytë nga i ziu, i krishteri atë që nuk
beson në Krisht e cilëson “ taleban”, myslimani u shpall luftë armiqve siç i
quan ai të profetit... dhe historia rikthehet në formën e saj më tragji -
komike.
Dhe ndarja më ekstreme sot nuk është politike, por
ajo fetare. Secili ka filluar të rikthehet në shtratin e besimit tek të parëve
duke u bërë më fanatikë se paraardhësit. Dhe shembujt janë të pafund, që nëse
do të përmendeshin, do të duheshin qindra mijëra faqe. Por nuk janë të
rëndësishme rastet, ato mund të jenë njëqind,por edhe njëmijë. I rëndësishëm
është fenomeni. Shumë të rinj, të shkolluar në vende të ndryshme, qoftë në
botën islame, qoftë në perëndim, kur u kthyen në vendin e tyre nuk e gjetën
veten të favorizuar për tu pozicionuar aty ku atyre u pëlqente. Por jo vetëm
kaq, ata e panë veten të veçuar, pse jo edhe të nëpërkëmbur nga një pjesë e
bashkatdhetarëve. Dhe u vendosën në kërkim të një identiteti të ri, pasi
identiteti i tyre i parë u fundos në krizë dhe nuk u shërbente për asgjë. Dhe
kështu filluan luftën imponuese. ...
Por ama një
gjë është më se e qartë; - Ata që kishin urryer komunizmin e panë veten se nuk
ndryshonin aspak nga ata që kishin urryer.
0 comments:
Post a Comment